Kinezi Wang Shun fitoi medalje ari në 200 metra stil i përzier në not për meshkuj. Wang, i cili kishte marrë medalje bronzi në olimpiadën e Rios, vendosi rekord aziatik me kohën 1 minutë e 55 sekonda. Britaniku Duncan Scott shpërtheu nga vendi i pestë në të dytin në 50 metershin e stilit të lirë dhe mori medaljen e argjendit me kohën 1:55.28. Zvicerani Jeremy Desplanches fitoi medaljen e bronzit me kohën 1 minutë, 56 sekonda e 17 të qindtat.