Kinezi Ma Long u bë lojtari i parë i ping-pongut që fiton medalje ari në lojën teke në dy Olimpiada radhazi. Në finalen e madhe ai mundi 4-2 me sete numrin një të botës dhe njëkohësisht shokun e tij të skuadrës, Fan Zhendong. Kjo ishte finalja e tretë radhazi në eventet madhore të ping-pongut, që dy kinezët luanin kundër njëri tjetrit. Të dy kishin nga një fitore në dy kompeticionet e mëparshme në “ITTF World Cup” dhe “ITTF Finals”, ndërsa në finalen e tretë triumfoi Ma Long.