Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u hodh shorti për përcaktimin e kalendarit të Kategorisë Superiore për sezonin e ri futbollistik 2021-2022, me javën e parë që luhet në 11 shtator. Dy duelet kryesore të javës së parë do të jenë Teuta-Partizani dhe Laçi-Vllaznia. Tirana pret Skënderbeun, Egnatia që është debutuese në Superiore luan në shtëpi me Kukësin, ndërsa Dinamo, luan në transfertën e Kastriotit ndeshjen e parë pas 9 vitesh në elitën e futbollit shqiptar. Derbi i parë i kryeqytetit do të jetë Dinamo-Partizani në javën e katërt,Tirana-Partizani do të luhet në javën e gjashtë, ndërsa Tirana-Dianmo do të jetë në javën e tetë.