Sprinteri kinez Su Bingtian arriti të dielën një kohë 9.98 sekonda në finalen e 100 metrave për meshkuj në Olimpiadën e Tokios.
Megjithëse Su nuk arriti të ngjitet në podium, ai krijoi histori duke u bërë atleti i parë kinez që arrin në finalen olimpike të 100 metrave për meshkuj.
Su vuri një rekord personal prej 9.83 sekondash në gjysmëfinalet e 100 metrave, duke qenë më i shpejti ndër të gjithë gjysmëfinalistët dhe duke siguruar një vend në finalen e së dielës.
Atleti i fundit kinez në pistë që bëri histori në Lojërat Olimpike ishte Liu Xiang, i cili fitoi medaljen e artë në vrapimin 110 metra me pengesa për meshkuj në Athinë në vitin 2004.(Çang Çuo/Artan)