Luiza Gega(Foto: Ministria e Sporteve)
Atletja shqiptare Luiza Gega është kualifikuar për në finalet e 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike që janë duke u zhvilluar në Tokio.
Atletja 32-vjeçarja shënoi kohën 9:23.85, duke u renditur e pesta në baterinë e dytë.
Ky rezultat e kualifikon Gegën në finalen e madhe të 4 gushtit në Tokio 2020.
Kjo është hera e parë që një atlete shqiptare del në finale të Olimpiadës.
“Për herë të parë, do të çoj Shqipërinë në finalen e Lojërave Olimpike”, -ishte premtimi i atletes para nisjes për në Tokio. (Fatosi)