Igli Tare
Futbollisti Igli Tare e ka nisur sportin që në moshë të vogël. Talenti i tij spikati në shkollën “Avni Rustemi” në Tiranë, ku ai ndiqte fillimisht sportin e basketbollit. Në të njëjtën kohë Igli luante edhe futboll.
Igli Tare fëmijë me të atin dhe vëllezërit
Disa vite më vonë zemra e tij vendosi që të ndiqte rrugën e futbollit ku edhe shkëlqeu. Igli Tare fillimisht u aktivizua me futbollin tek të rinjtë e Partizanit, ku në vitin 1993 luajti ndeshjen e tij të parë si futbollist profesionist me ekipin e kryeqytetit Partizani.
Igli Tare në ndeshje futbolli
Më pas ai vazhdoi karrierën në Gjermani, ku fillimisht bënte pjesë në ligat amatore, për kaluar më pas në Bundesligën 2 dhe Bundesligën 1 nga viti 1994 deri ne vitin 2000. Përgjatë kësaj kohe ai shënoi 45 gola, dhe pas kësaj vazhdoi karrierën e tij në Itali me ekipet e Breshias, Bolonjës dhe Lacios duke shënuar 35 gola nga viti 2000 deri 2008.
Igli Tare në konferencë për shtyp
Me ekipin kombëtar Igli Tare ka zhvilluar 68 ndeshje ku shënoi 10 gola duke qenë dhe kapiten i skuadrës së Shqipërisë për një kohë të gjatë. Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Igli Tare mori diplomën e Drejtorit Sportiv në Koveciano në vitin 2009, si dhe mori detyrën si Drejtor Sportiv i ekipit të Lacios, detyrë të cilën e mban edhe sot. Në vitin 2017 ai u shpall drejtori më i mirë sportiv në Itali. (Sava Lena)