Ekipi kinez fitoi tre medalje ari në Lojërat Olimpike të Tokios më 29 korrik, në not dhe finalen e pingpongut për femra.
Në not, Zhang Yufei triumfoi në stil flutur 200 metra për femra; Yang Junxuan, Zhang Yufei, Li Bingjie dhe Tang Muhan fituan stafetën e stilit të lirë 200 metra për femra; kurse Chen Meng mori medalje ari në pingpong.
Gjithashtu të enjten, ekipi kinez siguroi dy medalje të arta të veprimtarive që do të zhvillohen të premten, pasi finalet e pingpongut për meshkuj dhe të dyshes së përzier në badminton do të jenë përballje mes sportistëve kinezë. Fan Zhendong do të ndeshet me Ma Long, ndërsa çifti Zheng Siwei / Huang Yaqiong do të luajë kundër Wang Yilyu / Huang Dongping.
Të premten, notari kinez Wang Shun theu rekordin aziatik në garën individuale 200 metra stil i përzier për meshkuj. Kjo është medalja e tretë e artë e fituar nga Kina në Qendrën e Sporteve Ujore të Tokios.
Wang e mbajti premtimin e bërë para turneut për të fituar medaljen e artë, duke u bërë kampioni i ri olimpik në këtë garë në 21 vjet pas tërheqjes së katër herë fituesit Michael Phelps.
Legjenda amerikane, një nga olimpistët me numrin më të madh të medaljeve të fituara në të gjitha kohërat, e ka dominuar pishinën për gati dy dekada duke fituar katër tituj të njëpasnjëshëm në 200 metra stil i përzier.
"Jam i emocionuar që fitoj medaljen e artë", tha Wang për Grupin Mediatik të Kinës pas garës. "Më duket shumë e pabesueshme, si një ëndërr." (Artan/Fani)