Notarja kineze Zhang Yufei fitoi medaljen e artë në finalen 200 metra stil flutur për femra në Olimpiadën e Tokios të enjten.
23-vjeçarja theu rekordin olimpik me kohën 2: 03.86, përpara notareve amerikane Regan Smith dhe Hali Flickinger, që dolën përkatësisht në vendin e dytë dhe në të tretin.
Kjo ishte medalja e parë e artë për Kinën në not në këtë olimpiadë dhe medalja e dytë për Zhang, e cila fitoi medaljen e argjendtë në finalen e 100 metrave flutur për femra më 26 korrik.
Sportistët kinezë morën tre medalje ari, një argjendi dhe dy bronzi në ditën e pestë të olimpiadës.
Kampioni olimpik në peshëngritje në Rio Shi Zhiyong shkëlqeu përsëri në Tokio, duke përmirësuar rekordin e tij botëror në peshën 73 kilogramë për meshkuj, ndërsa peshëngritësi shqiptar Briken Çalja u rendit i katërti, vetëm një kilogram larg nga zona e medaljeve.
Ndërkohë, Wang Zongyuan dhe Xie Siyi fituan medaljen e artë të dytë të Kinës atë ditë, duke mbizotëruar në finalen e hedhjes së sinkronizuar tre metra nga trampolina për meshkuj.
Po atë ditë, ekipi i femrave fitoi medaljen e parë të artë olimpike në kanotazh për Kinën në 13 vjet.
Skuadra kineze e basketbollit 3x3 për femra mori medaljen e bronzit, duke mposhtur skuadrën franceze.