Foto nga VCG
Një paraqitje e shkëlqyer nga qitësit veteranë Pang Wei dhe Jiang Ranxin i dha Kinës medaljen e artë në finalen ekipore të përzier në qitjen me pistoletë me ajër në Lojërat Olimpike të Tokios të martën.
Dyshja kineze arriti të mbizotërojë në një betejë nervash me Vitalina Bacarashkinën dhe Artem Çernousovin të Komitetit Olimpik Rus, duke përmbysur rezultatin dhe duke shënuar një fitore 16-14 në këtë kategori, që përfshihet për herë të parë në olimpiadë.
Pavarësisht se u renditën të parët në fazën e dytë kualifikuese, Pang e Jiang patën një fillim jo të mirë në finale, duke mbetur prapa 4-0 dhe më pas 8-4. Por dyshja shpejt e rifitoi gjakftohtësinë dhe bëri një rikthim mbresëlënës, duke fituar në fund me një diferencë të vogël.
Ishte një fund i përsosur si për Pang, ashtu edhe për Jiang, të cilët ishin pranë fitimit të medaljes së artë në qitjen individuale 10 metra me pistoletë me ajër më parë këtë javë.
Kjo ishte medalja e katërt olimpike e Pang në katër olimpiada. 35-vjeçari ka marrë më parë një medalje ari në 10 metra pistoletë në “Pekin 2008” dhe një bronzi në të njëjtën kategori në “Rio 2016”.