Tre nga sportistët shqiptarë e kanë mbyllur rrugëtimin e tyre në Lojërat Olimpike. Matvei Petrov, gjimnasti rus i cili përfaqëson Shqipërinë, nuk ka mundur që të kualifikohet për në finale.Ai mori pjesë në disiplinën e kalit me doreza ku u klasifikua në vendin e dhjetë, ndërkohë që në finale shkojnë 8 gjimnastë. Edhe qitësja Manuela Delilaj nuk arriti të prekte finalen. Ajo garoi në disiplinën 10 metra pistoletë me ajër. Në kualifikuese Delilaj zuri vendin e 37-të mes 53 konkurentëve, por siç dihet, në finale, në garën për titull shkojnë vetëm tetë vendet e para. Xhudisti Indrit Cullhaj u dëmtua gjatë duelit të tij përballë kundërshtarit nga Kosta Rika, Ian Sancho Chinchilla.Cullhaj nuk mundi të vazhdonte më tej duelin e tij, duke i mbyllur Lojërat Olimpike.
Tokio 2020,këtë javë rradha e sportistëve të tjerë të delegacionit shqiptar
Gjatë kësaj jave pjesa më e madhe e sportistëve shqiptarë do të bëjnë debutimin në Lojërat Olimpike. E marta është dita e notarit Kledi Kadiu, ndërsa të mërkurën më 28 Korrik e gjithë vëmendja do të jetë tek peshëngritësi Briken Calja. Ai garon në peshën deri në 73 kg dhe është një prej sportistëve kryesorë të delegacionit tonë,ku varim shpresat edhe për medalje. Më 30 korrik është radha e notares tjetër Nikol Merizaj në 50 metra stil i lirë.1 ditë më vonë më datë 31, Izmir Smajlaj garon në kërcim së gjati, ndërsa Erkand Qerimaj në peshën deri në 81 kg në peshëngritje. E fundit por jo për nga rëndësia, do të debutojë në Olimpiadë Luiza Gega, në kualifikueset e garës së 3000 metrave në Atletikë në 1 Gusht.
Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova marin medalje ari
Pas Majlinda Kelmendit në Rio 2016, dy medalje të arta në xhudo për sportitet kosovare, këtë herë në Tokyo 2020. Nora Gjakova, e cila garoi të hënën në peshën 57 kg mori medalje ari, duke mundur ne finale francezen Cysique Sarah Leonie. Më herët medalje ari mori dhe Distria Krasniqi, e cila mori pjesë në kategorinë deri në 48 kg, ku arriti të mundë në finalen e madhe japonezen Funa Tonaki.
Majlinda Kelmendi kësaj radhe nuk ia ka dalë mbanë të marrë medalje, pasi është dorëzuar përballë rivales nga Hungaria, Reka Pupp,duke u eleminuar në raundin e parë. Paraqitja e dobët e saj në këto Lojera Olimpike u kushtëzua nga shumë dëmtime gjatë muajve të fundit. Padyshim që një meritë shumë të madhe në këto suksese të xhudos së femrave kosovare ka trajneri Driton Kuka. Kosova vazhdon të thyejë rekorde sa i përket këtij sporti dhe Lojrave Olimpike duke arritur të sigurojë në dy olimpiadat e fundit tre medalje ari.
Uefa Conference League,klubet shqiptare luajnë ndeshjet e kthimit
Te enjten zbresin në fushë Laci,Partizani dhe Vllaznia në takimet e kthimit të raundit të dytë kualifikues të Uefa Conference League. Në orën 20:00 Partizani nis në “Elbasan Arena” misionin gati të pamundur, për të përmbysur humbjen 3-0 në Zvicër, përballë Baselit. Krejt e kundërta ndodh me Lacin që luan në Rumani për të mbrojtur fitoren 1-0 të ndeshjes së parë në vendin tonë.Përballja e Lacit me Universitatea Craioven nis në orën 20:30.Vllaznia do të presë në Loro Borici në orën 21:00 qipriotët e Ael Limasol.Pasi përmbysi në fushën e saj boshnjakët e Siroki Brijeg,Vllaznia do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë edhe me Ael Limasol,që fitoi 1-0 ndeshjen e parë.
Rey Manaj sportisti shqiptar më i përfolur i ditëve të fundit
Paraqitja spektakolare e Rey Manajt në debutimin e tij me skuadrën e parë të Barcelonës, pikërisht në miqësoret ndaj Gimnastic të Tarragonës ku shenoi 3 gola dhe ndaj Girones ku shënoi 1 gol, ka bërë që për sulmuesin shqiptar të interesohen klube të njohura. Për të marrë shërbimet e Rey Manajt interesohen 2 klubet e Serise A,Sasuolo dhe Venezia. Për sulmuesin e kombëtares shqiptare nëse arrihet akordi me Sassuolon ose Venezian do të ishte një rikthim në Serie A, pasi Manaj ka dalë nga akademia e Interit dhe ka debutuar me zikaltrit në kampionatin Italian, ndërkohë që po në Serie A ka mbajtur veshur edhe fanellën e Peskarës.
Kina ka numrin më të madh të medaljeve deri në ditën e katërt të Lojërave Olimpike
Në ditën e katërt të Olimpiadës Kina mban vendin e tretë në rënditjen e pergjithshme të medaljeve.Sportistët kinezë kanë marrë 6 medalje ari,3 argjendi dhe 6 bronzi.Kina ka siguruar deri tani 15 medalje në total,më shumë nga të gjitha shtetet, por momentalisht rënditet e treta pasi Shba dhe Japonia numërojnë nga një medalje ari më shumë se Kina.Sportistët amerikanë numërojnë deri në ditën e katërt të olimpiadës 14 medalje në total,7 ari,3 argjendi dhe 4 bronzi.Japonia ka siguruar deri tani 7 medalje ari,1 argjendi dhe 3 bronzi.
Medalje të arta për Kinën në peshëngritje,qitje dhe hedhje nga trampolina
Medalja e pare e artë e Lojërave Olimpike shkoi për Kinën.Yang Qian fitoi medalje ari në disiplinën e pushkës me ajër duke mundur në finale rusen Anastasia Galashina.Ajo madje vendosi edhe rekord olimpik duke grumbulluar 251.8 pike.Yang është vetëm 21 vjece dhe vjen nga një qytet me 8 milionë banorë si Ningbo.Edhe medalja e pare e arte në hedhjen nga trampolina në Lojërat e Tokios u fitua nga Kina. Shi Tingmao dhe Wang Han fituan në hedhjen e sinkronizuar nga 3 metra për femra duke grumbulluar 326.40 pikë duke nisur atë që pritet të jetë një tjetër performancë dominuese nga kinezët në këtë disiplinë.Kujtojmë se Kina ka fituar 37 nga 48 medaljet e arta në hedhjet nga trampolina në 7 Olimpiadat e fundit.Ne peshengritje Kina deri tani ka marre 3 medalje te arta.Te paren e solli Hou Zhihui e cila garonte ne baterine 49 kg per femra.Li Fabin mori medaljen e dytë.Ai garoi në kategorinë 61 kg dhe vendosi rekord të ri olimpik duke ngritur 172 kg në shtytje dhe 313 kg ne total.Pasi ngriti me sukses 166 kg dhe 172 kg ne dy provat e para ne shtytje,Li synoi rekordin e ri boteror duke tentuar 178 kg ne perpjekjen e tij te trete,por nuk ja doli mbane.Chen Lijun solli medaljen e trete te arte per Kinen ne peshengritje duke garuar ne peshen 67 kg per meshkuj.
Zhytësit kinezë Cao Yuan dhe Chen Aisen i shkojnë shumë afër medaljes së artë
Cao Yuan dhe Chen Aisen humbën shansin për të sjellë medalje ari për Kinën në hedhje nga trampoline.Ata garonin në platformën e hedhjes së sinkronizuar nga trampolina 10 metra.Cao dhe Chen kryesuan deri në raundin e katërt por në të fundit u parakaluan nga zhytësit britanikë Tom Daley dhe Matty Lee.Këta të fundit regjistruan 471.81 pikë në total ndërsa dyshja kineze me 470.58 pikë u mjaftua me medalje të argjendtë. Rusët Aleksandr Bondar dhe Viktor Minibaev morën medalje bronzi me 439.92 pikë.
Tokio 2020,Shba mundet pas 17 vitesh në basketboll
Pas 17 vitesh, Kombetarja amerikane e basketbollit mposhtet sërish në Olimpiadë.Që nga Lojrat Olimpike Athinë 2004 kur u mposhtën në gjysmëfinale nga Argjentina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kishin humbur një ndeshje në Olimpiadë, por historia u përsërit në Tokyo 2020 me Dream Team që u mposhtën në debutim nga Franca me rezultatin 83-76.Evan Fournier shenoi 30 pike per francezet dhe ishte vendimtar ne kete sukses, bashke me dyshen Rudy Gobert-Nando De Colo.
Tokio 2020,fitojnë Spanja e Gjermania,ndalet Brazili
Spanja mori fitoren e parë në grupin C të Olimpiadës Tokyo 2020 në futboll për meshkuj. La Roja që është edhe favoritja kryesore për të fituar medaljen e artë edhe këtë herë hasi shumë vështirësi teksa përballë Australisë fitoi vetem me nje gol te Mikel Oyarzabal në minutën e 81-të.Me këtë sukses Spanja u ngjit në krye të grupit C ndërkohë që në sfidën tjetër Argjentina mori tre pikët e para pasi kaloi me rezultatin minimal 1-0 Egjiptin. Pas fitores bindëse ndaj Gjermanisë, Brazili ndau pikët në ndeshjen e dytë të grupit D përballë Bregut të Fildishtë ndaj të cilëve barazoi 0-0, ndërkohë që Gjermania mori tre pikët e para falë suksesit 3-2 ndaj Arabisë Saudite, duke e bërë interesante çështjen e kualifikimit ne kete grup.
Harry Kane mund të transferohet tek Manchester City për një shifër të frikshme
Sipas mediave angleze Harry Kane e ka vendosur tashme qe te largohet nga Totenham dhe te vazhdoje karrieren e tij tek Manchester City.Presidenti i Spurs Daniel Levy, i ka hapur dritën jeshile shitjes së qendërsulmuesit. Sipas Sky Sports kartoni i lojtarit kushton rreth 185 milionë euro.Nëse ky operacion do të mbyllet me sukses, Kane do të zinte vendin e dytë në listën e futbollistëve më të kushtueshëm të të gjitha kohërave.Para tij do të mbetej vetëm Neymar, që kaloi nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro. Sipas tabloidit anglez The Sun, kalimi i Kane nga Tottenham te Manchester City mund të konkretizohet shumë shpejt.
Julian Brandt dhe Josip Ilicic emrat më të nxehtë të ditëve të fundit në merkaton e Milanit
Milani vazhdon të jetë në merkato për të gjetur pasuesin e Hakan Calhanoglu. Pas Iscos apo Philipe Coutinhos, sëfundmi ka dalë në skenë një emër i ri. Bëhet fjalë për Julian Brandt të Borussias së Dortmundit. 25-vjeçari gjerman përveç se si trekuartist mund të luajë edhe si sulmues anësor. Te Borussia e Dortmundit, Brandt e ka humbur vendin e titullarit dhe mund të transferohet te Milani edhe në formë huazimi për 5 milionë euro me të drejtë blerjeje nga ana e klubit kuqezi për 22 milionë euro të tjera.Tjetër emër që ka qarkulluar shumë në mediat italiane për të veshur fanellën e Milanit është ai I Josip Ilicic.Tek Milani ai do të luftonte për një vend titullari në linjën e djathtë të sulmit me Alexis Salemakers.Prej ditësh tashmë Milani ka shfaqur interes për talentin brazilian Kaio Jorge.Atij i skadon kontrata në Janar dhe Milani kerkon të paguajë një shifër jo më shumë se 5 milione euro tek Santosi.Për këtë futbollist, kuqezinjtë kanë rivalitet të fortë nga Juventusi dhe Benfika.