Foto nga VCG
Xhudistja kosovare Nora Gjakova, fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Tokio, shkruan “Zëri i Amerikës”.
Ajo të hënën mundi në finale francezën Sarah-Léonie Cysique, duke u shpallur fituese në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Të shtunën, xhudistja tjetër kosovare Distria Krasniqi, fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike ku mundi në finale japonezen Funa Tonaki, në kategorinë deri në 48 kilogramë. (Fatosi)