Në Lojërat Olimpike të Tokios, Kina fitoi tre medalje ari në ditën e dytë në zhytje dhe peshëngritje.
Li Fabin vazhdoi formën e tij të mirë në Tokio, duke fituar medaljen e dytë të artë për Kinën në peshëngritje në këtë olimpiadë në peshën 61 kilogramë për meshkuj.
Ai gjithashtu vendosi rekorde të reja olimpike në stilin e shtytjes, duke ngritur 313 kilogramë.
"Është një sport konkurrues, kështu që askush nuk ka garanci për fitore. Është udhëtimi im i parë olimpik. Isha i emociuar dhe nervoz. Duhej të luftoja dhe e bëra," tha ai.
Shoku i tij i ekipit Li, Chen Lijun, arriti një fitore dramatike në peshën 67 kg për meshkuj po atë ditë, duke i siguruar Kinës medaljen e tretë të arit në peshëngritje deri më tani në Lojërat e Tokios.
Ndërkohë, Shi Tingmao dhe Wang Han fituan medalje ari në hedhjen e sinkronizuar tre metra nga trampolina për femra.
Kjo është medalja e pestë e artë radhazi e Kinës në këtë kategori që nga Lojërat Olimpike të Athinës 2004, dhe medalja e tretë e artë olimpike e Shi Tingmao-s.
"Pesë vjetët që u përgatitëm për Olimpiadën ishin më të vështirat për ne, për shkak të COVID-it. Por unë shikoj anën pozitive. Besoj se janë kujtime të shkëlqyera të jetës sime. Fitimi i medaljeve të arta olimpike nuk do të më bëjë më të fortë. Është rruga për në Olimpiadë që më bën më të forte," u shpreh Shi. (Foto nga VCG)