Bruna De Paula është një lojtare kyçe i ekipit brazilian të femrave në hendboll në Lojërat Olimpike të Tokios. Në fëmijëri, ajo e ndihmonte nënën e saj për të mbledhur kokrra kafeje. E ëma nuk kishte para as për të blerë një palë atlete për vajzën e saj.
Fati i Bruna De Paulas ndryshoi për shkak të sportit të hendbollit. Në moshën 14 vjeçe, ajo nisi jetën e hendbollistes. Në vitin 2015, Bruna De Paula u përzgjodh si anëtarja më e vogël e ekipit kombëtar brazilian për Kupën Botërore në Danimarkë. Vitin e ardhshëm, ajo mori pjesë në Lojërat Olimpike të Rios. Tani, Bruna De Paula është hendbolliste profesioniste në Ligën Franceze të Hendbollit dhe ka shënuar 115 pikë, duke u renditur në vendin e dytë në këtë ligë. Ajo thotë se e çmon çdo rast për të konkurruar. (Xu Guang)