Gjimnastja amerikane Simone Arianne Biles nuk ka humbur asnjë medalje të artë në gjimnastikën e përgjithshme për tetë vjet me radhë. Ajo është gjimnastja që ka fituar numrin më të madh të medaljeve të arta në olimpiada dhe kampionatet botërore. Sipas planit, ajo duhej ta linte sportin në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2020. Por, për shkak të epidemisë së papritur, Simone Arianne Biles u detyrua ta zgjaste stërvitjen për një vit.
Nuk është një gjë e thjeshtë që të ruhet niveli i lartë sportiv. Stadiumi i Teksasit ku stërvitej Simone Arianne Biles, është mbyllur për shkak të epidemisë. Ajo u zhyt në depresion dhe donte të hiqte dorë nga gjimnastika. Por inkurajimi i trajnerit e bëri që të ringjallet. Simone tha: "Kam bërë shumë përpjekje, nuk do të ndalem këtu."
Ajo rifilloi stërvitjen për 6 orë çdo ditë. Jo shumë kohë më parë, Simone Arianne Biles fitoi titullin kampion në gjimnastikën e përgjithshme në kampionatin kombëtar të ShBA-së me 60.1 pikë. Në Lojërat Olimpike të Tokios, ajo synon për 4 medalje të arta. (Xu Guang)