Dy mbajtësit e flamurit të delegacionit olimpik kinez në Olimpiadën e Tokios janë ushtruesi i taekuondosë Zhao Shuai dhe kapitenia e ekipit të volejbollit kinez të femrave Zhu Ting.
Në Lojërat Olimpike të Rios para 5 vjetësh, Zhu Ting shënoi 179 pikë në 8 ndeshje, duke e ndihmuar ekipin kinez të volejbollit të femrave që të shpallej kampion. Ajo vetë u vlerësua si “Lojtarja më e vlefshme” në volejboll në Lojërat Olimpike të Rios. Përveç kësaj, Zhu Ting e ndihmoi ekipin kinez të volejbollit të femrave që të fitonte me radhë dy kupa bote në vitin 2015 dhe vitin 2019, duke fituar edhe vetë dy tituj “Lojtarja më e vlefshme” në këto dy kupa bote. Ajo u bë kështu volejbollistja e parë që fiton me radhë dy tituj “Lojtarja më e vlefshme” në kupat e botës në volejboll për femra. (Xu Guang)