Ai nisi të mësonte hipizëm që kur ishte 9 vjeç. Sivjet do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios me renditjen e parë në botë, duke qenë ndër pretendentët kryesorë për fitimin e medaljes së artë. Ai është Daniel Deusser. Për shkak të dy "D"-ve, shkronjat nistore të emrit të tij, njerëzit e quajnë me përkëdheli "Double D" (D-ja e dyfishtë).
Partnerja e tij në garën e kësaj here është Killer Queen, që ka përvojë në konkurrim në Dohë. "Meqë në Tokio moti është i nxehtë, besoj se edhe këtë herë ajo mund ta përballojë", tha Deusseri.
Sipas tij, gjëja më e rëndësishme që mëson nga partnerja e vet kafshë është ruajtja e gjakftohtësisë. Në shumë gara të mëparshme, ai përfitoi nga kjo cilësi. "Nëse për momentin nuk e arrin objektivin, duhet vetëm të ruash gjakftohtësinë dhe të bësh përpjekje pak nga pak drejt suksesit", tha Deusser-i.(Zhang Yan/Artan)