Skuadra e Milwaukee Bucks fitoi 123-119 ndaj Phoenix Suns në finalen e pestë play off në NBA, duke udhëhequr 3-2 serinë e takimeve. Bucks fituan jashtë fushe dhe sfidën e radhës do ta luajnë në shtëpi, me shpresën për të shkruar historinë dhe për të sjellë pas 50 vitesh titullin ne Wisconsin. Davon Booker realizoi 40 pikë për Phoenix Suns duke rezultuar pikëshënuesi më i mirë i sfidës por të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.Në krahun tjetër ylli i Bucks, Giannis Antetokounmpo spikati me 32 pikë 9 rebound e 6 asiste, ndërkohë qe Middelton shenoi 29 pike dhe Holiday 27.