Të njohur si superfuqia e botës në ping-pong, ekipi kinez nuk e fsheh dëshirën për ti rrëmbyer të pesta medaljet e mundshme të arit në lojën teke dhe ekipore në Olimpiadë. Por për presidentin e Federatës Kineze të ping-pongut ky objektiv do të jetë më i vështirë për tu arritur këtë here, si pasojë e pandemisë dhe rregullave të reja që ajo ka sjellë. Ai sjell si shembull dy nga veset kryesore të sportistëve të kësaj loje të cilat nuk do të mund ti bëjnë më. Atyre u ndalohet të fshijnë me duar tavolinën e lojës ose ti fryjnë topit. Kjo e fundit është dicka që bëhet nga sportistët për tu siguruar që topi është mjaftueshëm i thatë kur ato shërbejnë. Një gjë e tillë mund të rrisë fërkimin me sipërfaqen e gomës së tavolinës. Për presidentin Liu Guoliang,tani duhet shpresuar që sportistët të përshtaten me këto ndryshime dhe të mos shpërqendrohen. Kina ka marrë në ping-pong 28 nga 32 medaljet e arta të mundshme,që nga debutimi i saj në Lojërat Olimpike të vitit 1988.