Ekipi olimpik shqiptar është nisur drejt Tokios.Shqipëria do të garojë me 9 sportistë në Lojërat Olimpike që nisin më 23 Korrik. Ambasadorët e sportit shqiptar në sytë e globit për 3 javë rresht, do të jenë: atletët Luiza Gega e Izmir Smajlaj,dy peshëngritësit Erkand Qerimaj dhe Briken Calja,gjimnasti Matvei Petrov, notarët Kledi Kadiu e Nikol Merizaj, xhudisti Indrit Cullhaj dhe qitësja Manuela Delilaj. Gjate javës që lamë pas u zhvillua eventi “Gala Olimpike”, ku Kryeministri i Shqiperise Z. Edi Rama dorëzoi flamurin për ekipin olimpik shqiptar.Briken Calja dhe Luiza Gega do të jenë flamurmbajtësit e Shqipërisë në parakalimin e delegacionit tonë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike "Tokyo 2020" në Japoni.