Volejbollistja Zhu Ting dhe ushtruesi i taekuondosë Zhao Shuai do të jenë flamurmbajtësit për Kinën në ceremoninë e hapjes së “Tokio 2020”, njoftoi Komiteti Olimpik Kinez të shtunën.
Të dy sportistët morën medalje në Olimpiadën e Rios pesë vjet më parë, Zhu me ekipin kinez të volejbollit për femra dhe Zhao në kategorinë 58 kg të taekuondosë për meshkuj.
"Duke mbajtur parasysh përfaqësimin e atletëve dhe programin e konkurrimit, delegacioni ka konfirmuar flamurmbajtësit e tij pas konsultimeve të gjera dhe shqyrtimit të matur," tha Komiteti Olimpik Kinez në një deklaratë në internet.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka inkurajuar në mënyrë aktive të gjitha delegacionet që të zgjedhin dy flamurmbajtës këtë herë, duke përfshirë të paktën një femër, pasi pjesëmarrja e femrave në Lojërat e Tokios do të arrijë 48.8 për qind, duke e bërë atë Olimpiadën e parë të ekuilibruar nga ana gjinore në histori. (Artan/Fani)