Shefi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, u përpoq të qetësojë frikën se Lojërat Olimpike të Tokios mund të shndërrohen në një ngjarje përhapëse të koronavirusit.
“Këto do të jenë Lojëra Olimpike historike, për mënyrën se si populli japonez tejkaloi aq shumë sfida në vitet e fundit: tërmetin e madh në lindje të Japonisë dhe tani pandeminë e koronavirusit”, -deklaroi Bach gjatë një konference në Tokio, pas takimit me kryeministrin japonez, Yoshihide Suga, citon “Radio Evropa e Lirë”.
Të mërkurën, numri i rasteve me koronavirus në Tokio ishte mbi mbi 1000, për herë të parë në dy muaj. Kryeqyteti japonez vendosi gjendjen e katërt të jashtëzakonshme në fillim të kësaj jave.
Olimpiada verore do të nisë pas nëntë ditësh dhe do të përfunojë më 8 gusht. (Irma)