Kampioni olimpik në fuqi në badminton, kinezi Chen Long shmangu një përballje të hershme me numrin një në botë,japonezin Kento Momota dhe Viktor Axelsen të Danimarkës.Chen u pozicionua në pjesën e sipërme të tabelës së ndeshjeve në shortin e hedhur për “Lojërat olimpike të Tokios”. Por veterani kinez duhet të përballet me kampionin e “All England Badminton Championship 2021”, Lee Zii Jia të Malajzisë, i cili shihet gjerësisht si njeriu që mund të bëjë surprizën në raundin e parë me eleminim direkt.