Skuadrat Shqiptare që marrin pjesë në Kupat e Europës do të luajnë këtë javë takimet e kthimit në Champions dhe Conference League.Sipas kalendarit, e para luan Teuta të martën në orën 19:00 në transfertën moldave përballë Sherif Tiraspolit.Pas humbjes së thellë në Durrës 0-4, për Teutën është thjeshtë një formalitet kjo përballje e kthimit, pasi shanset për kualifikim janë më shumë se minimale. Ndërkohë të enjten është radha e tre klubeve që na përfaqësojnë në “Uefa Conference League”. Partizani zbret i pari në fushë në orën 19:00 në transfertën moldave përballë Sfintul George, ku të kuqtë do të kërkojnë të mbrojnë fitoren e ndeshjes së parë 5-2.Në orën 20:00 Laci pret në “Elbasan Arena” Podgoricen me misionin per te permbysur humbjen ne Malin e Zi 1-0. Ndërsa në orën 21:00 Vllaznia në “Loro Boriçi” ka një mision edhe më të vështirë kundër boshnjakëve të Siroki Brijeg, për të përmbysur humbjen 3-1 në transfertë.