Izmir Smajlaj dhe trajneri i tij Gjergj Ruli po përgatiten intensivisht për “Lojërat Olimpike Tokio 2020”.Në një intervistë të postuar në faqen zyrtare të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar të dy u shprehën se objektivi dhe ëndrra e tyre është që ta cojnë flamurin e Shqipërisë në finalen e kërcimit së gjati në Olimpiadë.Në javën që lamë pas Presidenti i KOKSH, Z.Fidel Ylli mirëpriti në zyrat e Komitetit Olimpik Shqiptar ambasadorin e Japonisë në Tiranë, Z. Takada Mitsuyuki.Takimi ishte në kuadër të pjesëmarrjes në “Lojërat Olimpike Tokyo 2020” ku u diskutuan shumë detaje organizative që përfshinin, udhëtimin, qëndrimin, vaksinimin, testet e Covid, lëvizjet në fshatin Olimpik dhe një informacion më të detajuar lidhur me kulturën dhe traditën japoneze.