Sulmuesi kinez i Espanjolit Wu Lei do të kthehet në Spanjë në mes të Korrikut për të vazhduar përgatitjet për sezonin e ri të La Ligas,pasi përfundoi karantinën e detyrueshme bashkë me të gjithë kombëtaren kineze pas kthimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Wu Lei, i cili është i vetmi kinez që luan në Top-5 Ligat Europiane të futbollit, ndihmoi Kinën të siguronte një vend mes 12 kombëtareve më të mira të Azisë që do të luftojnë në raundin e fundit kualifikues për në “Kupën e Botës Katar 2022”.Ai shënoi 5 gola në 4 ndeshjet e fundit decizive. Kujtojmë që 12 skuadrat e kualifikuara janë ndarë në 2 grupe me nga 6 skuadra, ku dy të parat kualifikohen direkt për në Kupen e Botës, ndërsa vendet e treta luajnë në playoff. Kina është në grup me Japoninë, Australinë, Arabinë Saudite, Omanin dhe Vietnamin.