Kina shpalli emrat e 22 lojtareve të Kombëtares së Femrave në “Lojërat Olimpike të Tokios”.Në listën e përzgjedhur nga trajneri Jia Xiuquan bien në sy emrat e tre lojtareve kryesore Wang Shuang, Wu Haiyan dhe Wang Shanshan, që do të jenë lideret e skuadrës.Kina do të jetë pjesë e grupit F, bashkë me Brazilin, Hollandën e Zimbabvet. Megjithëse Brazili dhe Hollanda janë dy kundershtare shumë të forta trajneri kinez u shpreh se ekipi që drejton është në formën më të mirë dhe nuk i trembet asnjë kundërshtari.