Lionel Messi deklaroi se ai shpresonte që triumfi i Argjentinës në Kupën e Amerikës do të ndihmonte për t'u dhënë forcë bashkatdhetarëve të tij në betejën për të kapërcyer pandeminë e Covid-19.
Mesazhi, i postuar në mediat sociale, erdhi më pak se një ditë pasi Albiceleste mundi Brazilin 1-0 në finalen e Copa America në stadiumin “Maracana” në Rio de Janeiro, duke i dhënë fund pritjes 28-vjeçare të Argjentinës për një trofe të madh.
"Ishte një Copa America e pabesueshme. E dimë që ende mund të përmirësojmë shumë gjëra, por e vërteta është se djemtë dhanë gjithçka dhe unë nuk mund të jem më krenar që kam fatin të jem kapiten i këtij grupi spektakolar", -shkroi Messi.
"Dua t'ia kushtoj këtë sukses familjes sime, e cila gjithmonë më dha forcën për të ecur përpara, miqve të mi që i dua shumë, të gjithë njerëzve që besojnë në ne dhe mbi të gjitha 45 milionë argjentinasve që kanë duruar një kohë kaq e vështirë me këtë virus, veçanërisht ata që janë prekur personalisht".
Gjithashtu ia kushtoi fitoren kujtimit të legjendës së futbollit argjentinas Diego Armando Maradona, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 60-vjeçare.
(Fatosi)