Foto nga VCG
Qeveria e Japonisë pritet të shpallë një gjendje të jashtëzakonshme këtë muaj në Tokio që ka të ngjarë të mbetet në fuqi edhe gjatë Olimpiadës së Tokios, bën të ditur gazeta financiare “Nikkei”, citon “The Guardian”.
Ky do të ishte dekreti i katërt i emergjencës në Japoni që nga fillimi i pandemisë. Zhvillimi vjen ndërsa rastet e Tokios u rritën me 920, shifra më e lartë e kryeqytetit që nga mesi i majit.
Tokio, i cili mbetet nën një gjendje gati të jashtëzakonshme që është planifikuar të përfundojë të dielën, ka të ngjarë të hyjë në një tjetër më 12 korrik, raporton gazeta.
Sipas mediave vendase, ka të ngjarë që Tokio 2020 të mbahet nga pa spektatorë. (Irma)