Foto nga VCG
Futbolli italian duket se është drejt ringjalljes së tij.
Tre vjet pas dështimit të turpshëm për t'u kualifikuar në Kupën e Botës 2018, italianët arritën në finalen e Kampionatit Evropian duke mundur Spanjën me 11-metërsha.
Italia kaloi në epërsi me një gol të Federico Chiesa-s pas një ore lojë.
Zëvendësuesi Alvaro Morata barazoi në minutën e 80-të, duke e çuar ndeshjen në kohë shtesë, por sulmuesi i "Juventusit" humbi një 11-metërsh kur ishte radha e gjuajtjeve nga pika e bardhë.
Jorginho shënoi 11-metërshin vendimtar, duke i çuar "të kaltrit" në finale.
Spanja humbi kështu një gjysmëfinale në "Euro" për herë të parë në historinë e vet. (Artan/Fani)