Foto nga VCG
Harry Kane është shpallur lojtari i ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Anglisë, njoftoi UEFA. Vlerësimi erdhpër kontributin e tij në këtë ndeshje.
Kane, kapiteni i kombëtares së “Tre luanëve”, udhëhoqi fitoren shpartalluese 4-0 ndaj Ukrainës, duke siguruar në këtë mënyrë kalimin në fazën tjetër të Euro 2020.
Ai realizoi dy gola, një në minutën 5’ dhe një në të 50’. Dy golat e tjerë për anglezët u shënuan nga Harry Maguire në minutën 46’ dhe Jordan Henderson në minutën 63’. (Fatosi)