Do të jetë Belgjika kundërshtare e Italisë në çerekfinalet e Euro 2020. Belgët mundën Portugalinë 1-0 me një gol të Thorgen Hazard dhe dërguan në shtëpi kampionët në fuqi të Europës. Republika Çeke bëri surprizën e madhe të raundit të 1/8-ave duke eleminuar Hollandën. Një karton i kuq i mbrojtësit hollandez De Ligt kondicionoi ndeshjen dhe prej atij momenti erdhën dy gola të çekëve. Në çerekfinale do të gjejnë përballë Danimarkën, një tjetër surprizë të bukur të këtij europiani. Pak kush do e kishte menduar në nisje,se njëra mes Danimarkes dhe Republikes Çeke do të luante në gjysmëfinalet e Euro 2020.