Një skuadër vrapuesish nga provinca lindore kineze e Shandong vendosi rekordin e ri aziatik në stafetën 4X200 metra për meshkuj në Kampionatin Kombëtar të Atletikës Kineze 2021.Në raundin kualifikues të stafetes 4X200m për meshkuj, Shandong përfundoi i pari me kohën 1 minutë,21 sekonda dhe 66 te qindtat, për të arritur në finale. Katër atletët qe regjistruan rekordin janë Qiao Zhen, Xie Yuqiang, Zhao Yaorong dhe Ren Xuesong.Rezultati do të jetë rekordi i ri aziatik nëse konfirmohet nga Shoqata Aziatike e Atletikës. Rekordi i mëparshëm ishte 1 minutë, 21 sekonda e 70 të qindtat, prodhuar gjithashtu nga sprinterë kinezë në 2019.