Komiteti Olimpik Shqiptar ka dhënë lajmin në Facebook se ekipi është shtuar zyrtarisht me dy sportistë të tjerë në Lojërat Olimpike. Bëhet fjalë për Izmir Smajlaj, i cili garon në Atletikë në kërcim së gjati dhe xhudistin Indrit Çullhaj, që garon në peshën 66 kg. Zyrtarisht Shqipëria do të përfaqësohet me 9 sportistë dhe ata që e kanë siguruar më herët pjesëmarrjen në Tokio janë Luiza Gega, dy peshëngritësit Erkand Qerimaj dhe Briken Calja, gjimnasti Matvei Petrov, notarët Kledi Kadiu e Nikol Merizaj dhe qitësja Manuela Delilaj.