Foto nga VCG
Më shumë se 60.000 tifozë do të lejohen në “Wembley” për gjysmëfinalet dhe finalen e Euro 2020 pas arritjes së një marrëveshjeje midis qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe UEFA-s.
“Wembley” do të lejohet të mbushet me 75% të kapacitetit, nga 90.000 në total, për tri ndeshjet, të planifikuara të luhen respektivisht më 6, 7 dhe 11 korrik. Kjo do të thotë se do të ketë të paktën 35.000 bileta shtesë të vendosura në dispozicion për kulmin e turneut.
Sipas qeverisë britanike, përparësia e hyrjes do t'u jepet banorëve të Mbretërisë së Bashkuar të cilëve u ishin anuluar biletat për shkak të pandemisë, shkruan “The Guardian”.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, tha se i është mirënjohës kryeministrit dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për punën e tyre të palodhur në finalizimin e këtyre marrëveshjeve, për t'i bërë fazat përfundimtare të turneut një sukses të madh. (Elona)