Mijëra spektatorë japonezë do të lejohen të ndjekin ngjarjet në Lojërat Olimpike këtë verë, thanë organizatorët të hënën, pavarësisht paralajmërimeve nga ekspertët e shëndetit që turmat rrezikojnë të nxisin një rritje të rasteve të koronavirusit, shkruan “The Guardian”.
Presidentja e komitetit organizues të Lojërave Olimpike të Tokios, Seiko Hashimoto, tha se pjesëmarrja do të kufizohet deri në 50% të kapacitetit të një vendi ose një maksimum prej 10.000 persona.
Lojërat Olimpike janë planifikuar për më 23 korrik dhe mbërritja e tifozëve të huaj është e ndaluar.
Zyrtarët theksojnë se tifozët lokalë do të jenë nën rregulla të rrepta. Ata nuk do të lejohen të bëjnë tifo, duhet të mbajnë maska dhe të shkojnë drejt në shtëpi pasi të ndjekin eventet sportive. (Elona)