Finalja e kampionatit evropian të futbollit, “Euro 2020”, do të zhvillohet në “Wembley”, deklaroi ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock.
Ai iu përgjigj deklaratave të kryeministrit italian Mario Draghi, i cili sugjeroi ndryshimin e stadiumit për shkak të përhapjes së variantit Delta të koronavirusit në Britaninë e Madhe, shkruan “Ansa”.
“Unë isha në “Wembley” të premten, ishte shumë mirë të dëgjoja turma duke brohoritur përsëri, ne kemi një vendndodhje të shkëlqyer”, -theksoi Hancock.
(Elona)