Kombëtarja Kineze mundi 3-0 me sete Shba-në në Ligën e Kombeve të Volejbollit për femra.Kjo ishte humbja e parë për vajzat amerikane pas 14 fitoresh rradhazi.Kina i fitoi thellë të treja setet me shifrat 25-10, 25-20 dhe 25-17 duke marrë fitoren e shtatë rradhazi. Zhu Ting ishte liderja e Kinës me 16 pikë personale.Me 10 fitore dhe 5 humbje Kina u rëndit në vendin e pestë në fazën e grupeve dhe nuk u kualifikua dot për në gjysmëfinalet e kompeticionit.Skuadrat që u rënditën në katër vendet e para dhe që u kualifikuan për në gjysmëfinale janë Shba,Turqia,Japonia dhe Brazili.Ditën e enjte do të ndeshen Brazil-Japoni dhe Shba-Turqi.