Foto:VCG

Foto:VCG

Komiteti Olimpik Shqiptar ka prezantuar në faqen zyrtare në Facebook, sportistët që do të përfaqësojnë vendin në Olimpiadën e Tokios. Ndër emrat më të njohur janë Briken Calja dhe Erkand Qerimaj në peshëngritje dhe Luiza Gega në atletikë.Shpresat për një medalje olimpike janë tek Matvei Petrov, i cili garon për Shqipërinë në Gjimnastikën Artistike dhe pak ditë më parë mori medalje ari në Kupën e Botës.Gjithashtu pjesë e ekipit olimpik do të jenë edhe notarët Nikol Merizaj e Kledi Kadiu dhe qitësja Manuela Delilaj.