Foto:VCG

Foto:VCG

Skuadra e Superligës Kineze (CSL), Pekin Guoan njoftoi të hënën se CITIC Guoan nuk mban më asnjë aksion të klubit, gjë që lejon që klubi të mbajë emrin e tij 28-vjeçar Guoan, shkruan “Xinhua”.

Shoqata kineze e Futbollit prezantoi një rregullore dhjetorin e kaluar, duke kërkuar që klubet të heqin referencat për sponsorët ose investitorët në emrat e klubeve në një përpjekje për të mbajtur emrin e klubit të qëndrueshëm në afat të gjatë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas njoftimit të Pekin Guoan, Grupi Sinobo ka përfunduar blerjen e aksioneve të CITIC Guoan të klubit. Kjo do të lejojë Guoan të mbajë emrin e saj. Ai ka qenë në përdorim që nga themelimi i tij në dhjetor 1992, dy vjet para fillimit të ligës profesionale të Kinës.

CITIC Guoan dikur ishte aksioneri i dytë më i madh i klubit, duke mbajtur 36 për qind të aksioneve. (Fatosi)