“New York Times” raporton se qeveria e Katarit ka njoftuar se të gjithë personat që do të marrin pjesë në Kupën e Botës vitin e ardhshëm duhet të vaksinohen plotësisht kundër Covid-19. Rreth 1.5 milionë tifozë pritet të marrin pjesë në turneun njëmujor të futbollit nëntorin e ardhshëm.
Kryeministri, sheik Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz al-Thani, deklaroi se qeveria kishte në plan të merrte një milion doza për të vaksinuar të pranishmit, nëse do të ketë ende prani të virusit.
“Kur të vijë data e Botërorit të futbollit Katar 2022, shumica e vendeve të botës do të kenë vaksinuar dhe imunizuar qytetarët e tyre. Por, në vend nuk do të lejohet të hyjnë tifozë të pavaksinuar”, -deklaroi kryeministri al-Thani, citon “Sky News”.
Katari po përdor vaksinat “Pfizer-BioNtech” dhe “Moderna”, me rreth 57% e popullsisë që ka marrë një dozë dhe 44% që janë vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave të cituara nga “NYT”. (Irma)