[Foto nga VCG]
Me 14 ndeshje të luajtura të martën në të gjithë Azinë, 12 skuadra u kualifikuan për raundin përfundimtar të kualifikueseve të zonës aziatike të Kupës Botërore FIFA 2022.
Raundi final i turneut kualifikues aziatik do të fillojë në shtator me 12 ekipe: Siria, Australia, Irani, Arabia Saudite, Japonia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Koreja e Jugut, Kina, Omani, Iraku, Vietnami dhe Libani, raporton “CGTN”.
Irani, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kryesuan grupet e tyre përkatëse për raundin final. Edhe Iraku, Omani, Kina, Vietnami dhe Libani u kualifikuan pasi përfunduan në vendin e dytë.
Siria, Japonia, Koreja e Jugut dhe Australia tashmë i kishin fituar vendet e tyre në raundin vendimtar, nga i cili katër vende do të kalojnë në turneun e vitit të ardhshëm në Katar. Katari, i cili kryesoi Grupin E, nuk do të luajë në fazën finale pasi kualifikohen automatikisht, si vendi pritës i Botërorit të futbollit. (Irma)