Në kampionatin evropian të futbollit "Euro 2020", zëvendësuesi Kevin de Bruyne ndihmoi në golin e parë dhe shënoi vetë golin e fitores së Belgjikës ndaj Danimarkës me rezultatin 2:1.
Lojtarët e të dy ekipeve e ndaluan ndeshjen për 10 minuta dhe mbajtën një nderim emocionues për Christian Eriksenin, së bashku me zyrtarët dhe tifozët.
Romelu Lukaku, shoku i skuadrës i Eriksen-it te "Interi" i Milanit, tha se e vizitoi vetë danezin në spital përpara kësaj ndeshjeje:
"Po, fola me Christian-in këtë pasdite. Patëm një bisedë të mirë. Folëm për planin danez kundër Romelu Lukakut, prandaj ishte diçka me humor. Jam shumë mirënjohës që Christian-i është ende mes nesh. Shpresoj që ai të kthehet sa më shpejt."
Kjo fitore i siguroi Belgjikës një vend në një të tetat.
Në ndeshjen tjetër të së enjtes, golat e Memphis Depay dhe Denzel Dumfries nga një në secilën pjesë të lojës, i dhanë Holandën një fitore të lehtë ndaj Austrisë 2:0. Skuadra e "tulipanëve" iu bashkua kështu Belgjikës në fazën e ardhshme.
Ukraina arriti fitoren e parë në "Euro 2020", duke mundur Maqedoninë e Veriut me rezultatin 2:1. (Xu Guang)