![[Foto nga ATSH]](https://mim-img0.cctv.cn/images/zhycms_albanian/20210617/625c7fcb-cd08-43c1-b2f6-673daf005866.jpg?x-oss-process=image/resize,w_650)
[Foto nga ATSH]
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, mori pjesë në aktivitetin e prezantimit të Strategjisë së Futbollit për Femra në Shqipëri.
Në fjalën e saj, ministrja Kushi bëri thirrje për gjithëpërfshirje sa më të gjerë në sport dhe që sportistet të mbështeten edhe nga familjet për të ndjekur ëndrrat dhe dëshirat e tyre.
“Strategjia jonë për sportin po synon tashmë burime dhe programe të reja investimi, të cilat rrisin nivelin dhe cilësinë e pjesëmarrjes së vajzave dhe grave në sport, për të sensibilizuar opinionin se ato kanë nevojë të përkrahen dhe të inkurajohen akoma më shumë”, -tha Kushi.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme të sportit, personalitete nga futbolli, trajnerë e lojtarë. (Elona)







