1-Italia,Belgjika dhe Anglia janë tre nga pretendentet kryesore për fitimin e Euro 2020 dhe nuk zhgënjyen në ndeshjet e tyre të para.Italia mundi në sfidën hapëse Turqinë 3- 0.Me të njëjtin rezultat edhe Belgjika tregoi supremacinë e saj kunder Rusisë.Më të veshtire e kishte ndeshjen e saj të parë Kombëtarja e Anglisë që mundi me rezultatin 1-0 Kroacinë me një gol të Stërling.
2-Momente ankthi dhe paniku për jetën e Christian Eriksen,pati në ditën e dytë të Euro 2020 në përballjen Danimarkë-Finlandë. Mesfushori i Interit ra në fushë pa ndjenja në minutën e 42-të të sfidës. Pas ndihmës së parë në fushë ku mjekëve ju desh të përdornin edhe defibrilatorin për t’i bërë masazh kardiak,ai u nis me urgjencë drejt spitalit.Sipas informacioneve të fundit gjendja e tij tashmë është e stabilizuar dhe Eriksen është jashtë rrezikut për jetën.
3-Problemi kryesor i disa prej kombëtareve të Euro 2020 është udhëtimi i gjatë, pasi sic dihet edicioni i sivjetshëm zhvillohet në 11 qytete të ndryshme.Më e penalizuara duket të jetë Polonia, e cila do të debutojë në 14 qershor në Shën Petersburg kundër Sllovakisë dhe më pas do të paketojë çantat dhe do te fluturojnë për në Sevilje për të luajtur në datë 19 kundër Spanjës. Më pas do të kthehet sërisht në Shën Petersburg në 23 për ndeshjen e fundit kundër Suedisë.Në total do të udhëtojnë rreth 9000 km.Pas Polonisë më shumë kilometra do të duhet të bëjë Zvicra,rreth 8800 të tilla.
4. Elseid Hysaj është gati të bashkohet me Maurizio Sarrin pas tre vitesh. Mbrojtësit shkodran i skadon kontrata me Napolin më 30 qershor dhe është i lirë të vendosë vetë për të ardhmen e tij, që duket se do të jetë në kryeqytetin italian.Mediat italiane raportojnë se Lazio dhe Hysaj kanë arritur marrëveshjen për të firmosur një kontratë 4-vjeçare, nga e cila shkodrani pritet të përfitojë një pagë pak a shumë të njëjtë me atë që merrte te Napoli, rreth 1.6 milionë euro neto në vit.
5-Kombëtarja kineze e futbollit mundi 5-0 Maldivet dhe mban gjallë shpresat për kualifikimin në Kupën e Botës.Ndeshjen e fundit Kina do ta luaj te martën në orën 20:00 me orën lokale të Shqipërisë.Në grupin A të kualifikuseve të Azisë, Siria si vend i parë ka siguruar kalimin në fazën tjetër ndërsa Kina me shumë mundësi do të bëjë pjesë në 5 vendet e dyta më të mira, që kualifikohen për në turin e tretë të kualifikueseve.Shtatë vendet e para dhe pesë vendet e dyta më të mira, ndahen më pas në dy grupe me nga gjashtë skuadra,ku më të mirat kualifikohen për në fazën finale të “Kupës së Botës Katar 2022”.
6- Pesë basketbollistë u hoqën nga lista përfundimtare e Kombëtares Kineze të Basketbollit për kualifikueset e Kupës së Azise “Fiba 2021”.Kina do të jetë në grupin B të kualifikueseve bashkë me Japoninë,Malajzinë dhe Taipein.Ndeshjen e parë Kina do ta luajë kundër Kombëtares Japoneze te Basketbollit me 16 Qershor.
7-Eventi Ufc 263 dhuroi emocione të forta për fansat e këtij sporti në të gjithë botën.Në vitet e fundit Ufc ka marrë shumë popullaritet edhe në Shqipëri.Israel Adesanya mbetet kampion i botës në peshat e mesme pasi mundi italianin Marvin Vettori.Ai nuk mbajti dot premtimin se do ta mundte kundershtarin me “knockout” por gjithsesi i dominoi të pesta raundet.Brandon Moreno mundi me “submission” Deiverson Figueredon dhe mori titullin e kampionit të peshave të lehta.Spektakolar ishte dueli mes Nate Diaz dhe Leon Edwards që u fitua nga ky i fundit me pikë gjyqtarie.Eventi i rradhës do të jetë Ufc 264 ku do të perballen Dustin Poirier me superyllin e këtij sporti Conor Mc Gregor.Ky duel duket se do të jetë përsëri i destinuar për të thyer të gjitha nivelet e audiencës globale.
8-Novak Djokovic mundi grekun Stefanos Tsitsipras në finalen e Roland Garros,që zgjati plot 4 orë e 12 minuta.Tenisti serb fitoi 3-2 me sete duke bërë një përmbysje spektakolare.Djokovic humbi 6-7 dhe 2-6 dy setet e para por më pas fitoi tre të tjerët me shifrat 6-3,6-2 dhe 6-4.Më herët në gjysmëfinalen e Roland Garros ai eleminoi ekspertin e këtij turneu Rafael Nadal.