1-Atleti me origjinë ruse që përfaqëson Shqipërinë Matvei Petrov ka marrë medalje ari në Kupën e Botës në Gjimnastikën artistike. Falë Petrov u bë e mundur që për herë të parë në historinë e Gjimnastikës shqiptare të fitohet një medalje ari në Kupë Bote. Rusi perfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe më herët ai fitoi medaljen e artë edhe në Kampionatin Europian të Gjimnastikës që u zhvillua në Turqi.
2-Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja do të jetë pjesë e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”. Këtë e ka njoftuar vetë Calja, i cili për “Fit Station” në News24, ka thënë se ia doli të jetë mes 5 më të mirëve dhe për këtë arsye ka siguruar kualifikimin direkt për në Lojërat Olimpike. Kam filluar përgatitjen për evenimentin më madhor siç janë Lojërat Olimpike, edhe pse me një sfidë kualifikuese shumë të vështirë prej pandemisë, ja dola të jem në 5 më të mirët dhe të marr kualifikimin direkt në Lojërat Olimpike,u shpreh Calja.
3-Kapiteni Batha,Torasa dhe Kale nuk do të jenë më pjesë e Tiranës sezonin e ardhshëm.Të tre futbollistët e kanë njoftuar largimin e tyre permes postimeve në rrjetet e tyre sociale.Batha mund të largohet në Rumani tek skuadra e Uta Arad ndërsa Cale ka firmosur një kontratë me klubin e Gjilanit ne kampionatin e Kosovës.
4-Pas një sezoni aspak pozitiv në aspektin e rezultateve, Kukësi po përgatitet për një revolucion në organikë, teksa deri tani janë larguar plot 7 futbollistë nga skuadra dhe ndërkohë është arritur marrëveshja për tre përforcime të rëndësishme.I pari ishte mesfushori Ardit Hila ndërsa pas tij drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje edhe me dy mbrojtësit Emiliano Musta dhe Dajan Shehi.Të dy mbyllën një sezon shumë pozitiv,respektivisht me Lacin dhe Vllazninë.
5-UEFA i ka besuar Federatës Shqiptare të Futbollit organizimin e tre ndeshjeve të turit para-eliminator të kompeticionit UEFA Champions League. Më 22 qershor, në ora 20:00 do të nisë gjysmëfinalja e parë ESS Folgore (SMR) – FC Prishtina (KOS), që luhet në stadiumin “Elbasan Arena” të Elbasanit.Po më datë 22 qershor dhe po në të njëjtën orë në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit luhet edhe gjysmëfinalja tjetër HB Torshavn (FRO) – Int. Club d’Escaldes (AND). Fituesit e dy çifteve do të përballen në finalen e këtij turi që do të luhet më datë 25 qershor, ora 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena” për të përcaktuar skuadrën që do të kualifikohet për në fazën tjetër.
6-Teuta në basketboll për meshkuj është vetëm një hap larg titullit kampion.Durrsakët mundën 84-80 Goga Basket në ndeshjen e tretë mes tyre,e cila ishte shumë e ekuilibruar. Brenda një sezoni Teuta e ka mundur 4 herë në transfertë Goga Basket. Tanimë me avantazhin 2-1, Teuta pret të mërkurën për t’u kurorëzuar kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj pikërisht në “Ramazan Njala” në Durrës.