“Rally Albania 2021”, i cili përfundoi të shtunën në Tiranë, duket se është kthyer në një nga garat më të rëndësishme dhe tërheqëse të udhëtimit në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama ndau të hënën pamje nga kjo garë ndërkombëtare.
Në të morën pjesë 300 garues nga 30 shtete që përshkuan 2000 kilometra nga jugu në veri.
Makinat sportive, “Rally Albania 2021” për rreth një javë kanë dhuruar spektakël në një garë që nisi nga Narta duke përshkruar gjithë pjesën e Karaburunit në drejtim të lumit të Vlorës, për t’iu drejtuar edhe Gjirokastrës.
Itinerari i “Rally Albania 2021”, zhvilluar nga data 5 deri më 12 qershor, vijoi në Ersekë dhe Peshkopi për t’u përmbyllur me ceremoninë e shpalljes së fituesve në kryeqytet. (Fatosi)