![[Foto nga VCG]](https://mim-img0.cctv.cn/images/zhycms_albanian/20210614/9145a9f5-91c0-45d4-92a8-b70b4bdd3e6c.jpg?x-oss-process=image/resize,w_650)
[Foto nga VCG]
Mesfushori danez Christian Eriksen, i cili ra në fushë dhe iu dha ndihmë gjatë ndeshjes me Finlandën të vlefshme për Euro 2020, u transferua në spital dhe u stabilizua, njofton “Xinhua”.
Autoritetet e Euro 2020 bënë të ditur se lojtari është transferuar në spital dhe është stabilizuar.
Mesfushorit 29-vjeçar iu dha ndihma e shpejtë nga mjekët, pasi pësoi arrest të papritur kardiak në ditën e parë të ndeshjes së ekipit të tij të turneut të madh.
Pak para pjesës së parë, lojtari ra papritmas në fushë dhe shokët e tij të skuadrës formuan një rreth për ta mbuluar, ndërsa mjekët i bënë masazh kardiak. (Fatosi)







