Qeveria japoneze po shqyrton përfundimin e një gjendje të jashtëzakonshme në Tokio dhe disa prefektura të tjera siç është planifikuar në 20 qershor, por duke mbajtur disa kufizime, si për shembull oraret e restorantit, derisa të fillojnë Lojërat Olimpike në korrik, njoftoi e përditshmja “Mainichi”, citon “Reuters”.
Infeksionet e reja të koronavirusit në Japoni kanë qenë në rënie, gjatë muajit të fundit kur kanë qenë në fuqi dhe kufizimet e rrepta, megjithëse autoritetet mbeten të shqetësuara për përhapjen e varianteve dhe presionin e vazhdueshëm të burimeve mjekësore.
Liderët e opozitës në Japoni bënë thirrje që Lojërat të shtyhen ose të anulohen, duke thënë se ekziston një rrezik jashtëzakonisht i lartë i një shpërthimi në gusht e shtator, nëse ato vijojnë me programin. (Irma)