[Foto nga VCG]
Mediat japoneze njoftuan të hënën se spektatorëve do t’u kërkohet të paraqesin një certifikatë negative për testin Covid-19 përpara se të lejohen të hyjnë në stacionet olimpike, njofton “Xinhua”.
Gazeta japoneze “Yomiuri Shimbun” raportoi se një provë PCR duhet të bëhet brenda një jave, por ajo nuk është e nevojshme nëse spektatori tregon prova të vaksinimit.
Disa zyrtarë qeveritarë i thanë “Yomiurit” se testet PCR do të bëhen me shpenzimet e vetë spektatorëve.
Organizatorët e Lojrave Olimpike të Tokios nuk kanë vendosur nëse spektatorët vendas do të lejohen të hyjnë në vendet e garave.
Seiko Hashimoto, presidenti i Komitetit Organizues, u tha gazetarëve se vendimi nuk do të merret deri më 20 qershor, kur është ende në fuqi gjendja e jashtëzakonshme që mbulon Tokion dhe nëntë prefekturat e tjera. (Fatosi)