foto nga VCG
Alpinisti 46-vjeçar kinez Zhang Hong u bë të hënën personi i parë që nuk shikon nga Azia që ngjit malin Qomolangma (Everest), maja më e lartë në botë.
Zhang Hong arriti në majën e malit më të lartë në orën 9 të mëngjesit nga ana nepaleze së bashku me tre udhërrëfyes të lartësive të mëdha, tha “Asian Trekking of Nepal”që organizoi ekspeditën e tij.
Jaya Bahadur Tamang, një zyrtar nga “Asian Trekking”, i tha agjencisë së lajmeve "Xinhua" me telefon nga kampi bazë i malit Qomolangma se Zhang dhe ekipi i tij filluan të ngjiteshin në majë të dielën në mbrëmje nga Qafa Jugore (7 900 m) dhe arritën në majë të hënën në mëngjes.
“Zhang është një ndër pak alpinistët që guxuan të shkojnë në majën e malit Qomolangma pavarësisht erërave të forta”, tha Tamang.
Sipas kompanive të ekspeditave, në Qomalangma kanë fryrë erëra të forta që nga e diela në mbrëmje dhe shumë veta zbritën nga Qafa Jugore në kampin bazë.
Para Zhang-ut, alpisti amerikan Erik Weihenmayer dhe ai austriak Andy Holzer, të dy me probleme shikimi, e kanë ngjitur malin Qomolangma, përkatësisht në maj të vitit 2001 dhe në maj të 2017-s. (Fang Xiaoyu/Artan)